VLEN: Albrim Hoxha forcon bashkëpunimin strategjik për bujqësi të qëndrueshme
Zhvillimi i bujqësisë si shtyllë strategjike e ekonomisë mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe të VLEN. Në këtë frymë, zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, realizoi një takim tejet të rëndësishëm dhe përmbajtësor me delegacionin nga Republika e Turqisë, të kryesuar nga deputeti i Izmirit nga AK Parti, Rifat Sait.
Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, u theksua potenciali i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit të bujqësisë, me fokus të veçantë në avancimin e kulturave bujqësore, veçanërisht drithërave dhe kulturave kopshtare, si dhe në aplikimin e metodave bashkëkohore dhe inovative për prodhim të qëndrueshëm dhe konkurrues.
Zëvendësministri Hoxha vuri në pah rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe nxitjen e investimeve strategjike në bujqësi, si faktorë kyç për rritjen e prodhimit vendor, përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore dhe fuqizimin real të fermerëve vendas. Në këtë drejtim, u shkëmbyen përvoja dhe praktika më të mira, veçanërisht në fushën e teknologjive moderne bujqësore, menaxhimit efikas të resurseve natyrore dhe përdorimit të metodave inovative në kultivim.
VLEN vlerëson lart angazhimin dhe vizionin e zëvendësministrit Albrim Hoxha, duke e konsideruar këtë takim si një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm drejt modernizimit të sektorit bujqësor dhe rritjes së konkurrueshmërisë së tij. Gatishmëria institucionale për mbështetjen e projekteve konkrete dhe afatgjate dëshmon përkushtimin serioz për zhvillim të qëndrueshëm dhe rezultate të prekshme për fermerët.
Ky takim përfaqëson një kapitull të ri në forcimin e marrëdhënieve me Republikën e Turqisë dhe hap horizonte të reja për zhvillimin e bujqësisë, duke krijuar mundësi reale për rritje ekonomike, siguri ushqimore dhe përmirësim të kushteve për prodhuesit bujqësorë.













