Tuesday, May 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSot pritet të lirohet rruga magjistrale Strugë- Qafethanë

Sot pritet të lirohet rruga magjistrale Strugë- Qafethanë

Rruga magjistrale Strugë–Qafë Thanë, e cila është e bllokuar për më shumë se dy ditë, pritet të lirohet gjatë ditës së sotme, mëson Struga Ekspres.

Bllokimi u shkaktua pas përmbysjes së një cisternë që transportonte gaz, duke krijuar rrezik për sigurinë dhe duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve.

Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë intensivisht për largimin e cisternës dhe sanimin e plotë të situatës. Autoritetet bëjnë apel për durim dhe respektim të udhëzimeve deri në normalizimin e plotë të trafikut.
Pritet që pas përfundimit të punimeve, qarkullimi të rikthehet gradualisht në normalitet.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!