Tuesday, December 30, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiStruga Ekspres: Nesër do të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit Komunal...

Struga Ekspres: Nesër do të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit Komunal të Strugës dhe do të votohet buxheti për vitin 2026

- Advertisement -

Struga Ekspres mëson se nesër do të mbahet seanca vendimtare e Këshillit Komunal të Strugës, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit, si dhe të votohet buxheti i komunës për vitin 2026, shkruan Struga Ekspres.

Pas dy seancave të mëparshme pa epilog, nesër në ora 11:00 këshilltarët komunalë pritet të japin votën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Komunal. Në të njëjtën seancë, në rend dite është edhe miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, një dokument kyç për funksionimin dhe projektet e komunës.

Seanca pritet me interes të shtuar, duke pasur parasysh rëndësinë e vendimeve që do të merren për drejtimin institucional dhe zhvillimin e Strugës.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!