- Advertisement -

Më 30.12.2025, në orën 02:25, në Sektorin e Punëve të Brendshme Ohër është raportuar se rreth orës 00:30, në shëtitoren “Maqedonia” në Ohër, pas një keqkuptimi paraprak, A.T. dhe T.T. nga Ohri kanë sulmuar fizikisht B.V. (23) nga fshati Llukovë, i qytetit të Strugës.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër sulmuesve do të paraqitet kallëzim përkatës.













