Sunday, December 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBejta: Gostivari do të shkëlqej si në dy mandatet e mia

Bejta: Gostivari do të shkëlqej si në dy mandatet e mia

- Advertisement -

Bejta: Gostivari do të shkëlqej si në dy mandatet e mia

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në fjalimin e sontëm në Konvetën promovuese të koalicionit VLEN në Gostivar ka thënë se me të ky qytet do të shkëlqej.

Në këtë aktivitet ku morën pjesë edhe kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu si dhe funksionarë tjerë të VLEN-it, u theksua nevoja urgjente për ndryshim në qeverisjen lokale të Gostivarit.

Kam projekte të mëdha për Gostivarin

“Unë së bashku me qeveritarët do të realizojmë projekte shumë të mëdha. I pari projekt që është shumë u pranueshëm dhe i kërkuar nga qytetarët është hapja e bulevardit prej rrugës së Dibrës, deri te Gjykata Themelore dhe do të ndërtohet ura e dytë me katër korsi. Pastërtia do të arrijë në nivel shumë të lartë, do të shkëlqej Gostivari ashtu siç ka shkëlqyer në dy mandatet e mia”, ka thënë Bejta.

Pastaj kërkesë e qytetarëve, apo venbanimeve më të mëdha, siç është Forina, Çegrani dhe Çajla, prej aty, siç shton, “do të hapet rruga prej daljes së fshatit Forinë dhe do del në hyrje të Gostivarit”.

“Me këtë do të shkarkohet komunikacioni gjatë verës kur na vijnë bashkëqytetarët tanë në familjet e tyre”, ka theksuar Bejta.

Konventa u zhvillua në një atmosferë mobilizuese, ku u theksua, madje angazhimi i VLEN për qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillim lokal në Gostivar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!