Saturday, December 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Mos lësho pe

VLEN: Mos lësho pe

- Advertisement -

VLEN: Mos lësho pe

Ditë më parë në Teatrin Shqiptar në Shkup, VLEN organizoi një tubim madhështor në mbështetje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë. Ky tubim ishte dëshmi e lidhjes së fortë shpirtërore, familjare dhe kombëtare mes shqiptarëve të Shkupit dhe Kosovës, duke pasur parasysh se shumë bashkëqytetarë tanë kanë shtetësi të Kosovës dhe do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar këtë të diel.

Në një sallë të mbushur plot, ku emocionet dhe energjia e fitores ndiheshin në çdo cep, i pranishëm ishte nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Glauk Konjufca, i cili falënderoi hapur VLEN për mbështetjen dhe për bashkëpunimin e sinqertë. Ai theksoi se fitorja e VLEN në zgjedhjet parlamentare para dy viteve u quajt nga disa “aksidentale”, por zgjedhjet lokale të fundit e vulosën qartë të vërtetën: VLEN është avangarda e re politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe zëri i tyre i pandalshëm.

Tubimi u shndërrua në një mesazh të fuqishëm uniteti dhe vendosmërie, në frymën e sloganit të Lëvizjes VETËVENDOSJE: “MOS LËSHO PE”. Ky sllogan nuk është vetëm thirrje zgjedhore, por qëndrim politik dhe moral: mos lësho pe në drejtësi, mos lësho pe në dinjitet, mos lësho pe në sovranitet dhe në të ardhmen e brezave që vijnë.

VLEN dhe VETËVENDOSJE! dëshmuan edhe një herë se kufijtë administrativë nuk e ndajnë vullnetin politik dhe idealet kombëtare. Nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Kosovë dhe kudo ku rreh zemra shqiptare. MOS LËSHO PE!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!