
Kisha kënaqësinë që në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Strugës, të pres Kaimin së bashku me shokët e diasporës veleshtare në Zvicër. Njerëz që jo vetëm besuan fuqishëm në ndryshim, por edhe e mbështetën vizionin ndryshe për Strugën.
Tani është koha që kjo mbështetje të definohet në plane dhe projekte konkrete, që do ta përshpejtojnë procesin e ndryshimit dhe zhvillimit të qytetit tonë.
Miq të dashur, besimi dhe mbështetja juaj jo vetëm që më japin forcë, por edhe e rrisin përgjegjësinë për çdo vendim dhe veprim timin. Jam vërtet i lumtur që këtë rrugëtim e vazhdojmë bashkë.













