
NJOFITIM PËR OPINIONIN
SHA MEPSO RINIS PROJEKTIN STRATEGJIK: ËSHTË ZGJEDHUR KONTRAKTORI PËR NDËRTIMIN E INTERKONEKSIONIT 400 kV MANASTIR – ELBASAN
SHA MEPSO informon opinionin e gjërë për përfundimin me sukses të procedurës për përzgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm për projektin me interes të lartë strategjik, ndërtimin e interkonjeksionit 400 kV Manastir – Elbasan (Komponenti 1: Linja e transmetimit nga TS Manastir 2 përmes TS Ohër deri në kufirin maqedono-shqiptar). Me këtë hap, kompania zyrtarisht rifillon projektin që do të krijojë lidhjen kyçe energjetike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Pas zbatimit të procedurës ndërkombëtare përmes sistemit të e-prokurimit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e hapur më 25.04.2025, dhe pas një vlerësimi të detajuar të ofertave të pranuara, si ofertues më i favorshëm u zgjodh konsorciumi ndërkombëtar i udhëhequr nga DALEKOVOD d.d. nga Kroacia.
Vlera totale e ofertës së pranuar është 19,696,200.85 euro. E gjithë procedura u zhvillua në përputhje me politikat strikte të prokurimit të BERZH-it, gjë që është një garanci për transparencë dhe objektivitet. Kjo zgjedhje vjen pas vendimit strategjikisht të domosdoshëm të menaxhmentit për të ndërprerë kontratën e mëparshme që kompromentoi dhe vonoi projektin. Kjo procedurë u zhvillua në mënyrë strikte sipas standardeve ndërkombëtare FIDIC. Për të mbrojtur interesin shtetëror dhe efikasitetin financiar, SHA MEPSO siguroi vazhdimësinë e investimit: 51.2% e pajisjeve të nevojshme tashmë janë dorëzuar nga kontraktori i mëparshëm, ato janë në pronësi të MEPSO-s dhe do të përdoret nga kontraktori i sapozgjedhur, duke parandaluar kështu dëmet financiare për kompaninë.
Me nënshkrimin e kontratës, do të fillojë realizimi i punimeve me afat përfundimi prej 900 ditësh (30 muaj). Realizimi i këtij projekti mbyll degën e vetme të hapur në sistemin tonë të transmetimit, duke mundësuar përfundimin e Korridorit Energjitik Rajonal 8 dhe një përmirësim të rëndësishem të kushteve të tensionit në pjesën jugperëndimore të vendit. SHA MEPSO mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit transparent, të përgjegjshëm dhe efikas të projekteve kapitale me interes jetik për stabilitetin energjetik të shtetit.
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun
SHA MEPSO













