Friday, December 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBejta me akuza për keqpërdorim të buxhetit komunal për riparimin e rrugëve

Bejta me akuza për keqpërdorim të buxhetit komunal për riparimin e rrugëve

- Advertisement -

Bejta me akuza për keqpërdorim të buxhetit komunal për riparimin e rrugëve

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka bërë publike, sipas tij, një tjetër rast të rëndë të keqpërdorimit të buxhetit komunal.

Bejta deklaroi se mjete publike janë shpenzuar për mbushjen e gropave në rrugë, ndërkohë që në terren nuk janë realizuar punime reale dhe nuk vërehen rezultate konkrete. Sipas tij, dokumentacioni financiar dëshmon se shpenzimet janë kryer dhe paratë janë harxhuar, por gjendja faktike e rrugëve nuk përputhet me të dhënat zyrtare.

“Kjo është përgjegjësi direkte institucionale dhe dikush duhet të japë llogari për çdo euro të shpenzuar”, theksoi Bejta, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet përkatëse.

Ai shtoi se këto raste dëmtojnë besimin e qytetarëve dhe kërkoi që institucionet kompetente të hetojnë çështjen deri në zbardhjen e plotë të saj.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!