Sunday, December 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti: Kongresi i BDI-së, një teatër për të mbuluar dështimin në zgjedhje

Mexhiti: Kongresi i BDI-së, një teatër për të mbuluar dështimin në zgjedhje

Mexhiti: Kongresi i BDI-së, një teatër për të mbuluar dështimin në zgjedhje

Kongres – teatër pas debaklit të pësuar zgjedhor në të cilin askush nuk u thirr dhe nga askush nuk u kërkua asnjë përgjegjësi politike. Ky ka qenë reagimi i kryetarit të Çairit, dhe njërit nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, pas Kongresit të sotëm të BDI-së, ku sipas tij pati vetëm riciklim të emrave të vjetër dhe asgjë tjetër.

“Në vend të reflektimit, kongresi- teatër shpërndau pamflete me “tema madhore” për të mbuluar dështimin, por akoma më keq- për të mos diskutuar për çështjen thelbësore: kush mban përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve?! Sot pamë riciklimin e emrave të vjetër të cilët Kongresi- teatër tentoi t’i prezantojë me paketim të ri duke e quajtur kësisoj procesin e centrifugimit reformë. Por, një rrobë e larë nuk është një rrobë e re!”, thekson Mexhiti.

Kongresi i BDI-së, shton ai, u shndërrua në farsë, çfarë ishte e sotmja.

“Prandaj, në kushte të një procesi kontrovers të delegimit të delegatëve e pa fije transparence për procesin nominues dhe kandidues, Pa llogaridhënie të mirëfilltë dhe pa përgjegjësi politike reforma është vetëm pro forma, ndërsa Kongresi është vetëm teatër me kukulla”, nënvizon Mexhiti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!