Wednesday, December 17, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAfrim Gashi nënshkruan marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike

Afrim Gashi nënshkruan marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike

Afrim Gashi nënshkruan marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike

Kryeparlamentari Afrim Gashi, ka nënshkruar marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike në vend, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës në arsimin e lartë dhe forcimin e standardeve akademike.

Marrëveshjet janë nënshkruar me sindikatat e: Universitetit “Goce Delçev” – Shtip, Universitetit të Tetovës, Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup, Universitetit “Shën Apostol Pavle” – Ohër.

Me këtë akt, tashmë të gjitha universitetet publike në vend do të funksionojnë me marrëveshje kolektive, duke garantuar një kornizë më të qartë dhe më të barabartë për të drejtat dhe detyrimet e stafit akademik dhe administrativ.
Gashi e cilësoi këtë zhvillim si një moment historik për arsimin e lartë, që dëshmon përkushtimin institucional për ndërtimin e një sistemi universitar më të qëndrueshëm, më konkurrues dhe më cilësor. Sipas tij, përmirësimi i kushteve të punës, vlerësimi i drejtë i punës së stafit akademik dhe vendosja e standardeve më të larta arsimore janë synimet kryesore të kësaj marrëveshjeje.

Në fund, kryeparlamentari uroi universitetet, stafin akademik dhe studentët për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar se marrëveshjet kolektive përfaqësojnë një sukses të përbashkët dhe një bazë solide për avancimin e arsimit të lartë në vend.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!