Zv. ministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit, e cila u mbajt nën organizimin e Ambasadës së Shtetit të Katarit.
Pritja u organizua me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit Rashid Saeed Al-Khayareen, dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik dhe personalitete të tjera të jetës publike.




















