Tuesday, December 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBejta: Në Gostivar përballë kam Taravarin, jo Ahmetin!

Bejta: Në Gostivar përballë kam Taravarin, jo Ahmetin!

Bejta: Në Gostivar përballë kam Taravarin, jo Ahmetin!

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga VLEN, Nevzat Bejta në intervistën për Alsat-M ka thënë se në zgjedhjet lokale të 11 janarit nuk e ka përballë Ali Ahmetin, (të cilin e ka pasur kryetar), por përballë ka Arben Taravarin.

“Ai (Taravari) e ka shkatërruar qytetin e Gostivarit për 8 vitet e kaluara, e kam përballë Valbon Limanin. E kërkoj votën edhe nga anëtarët e BDI-së, edhe nga anëtarët e VMRO-së, atyre turk, romë, krahët e Aleancës dhe nga gjithë partitë që janë në komunën e Gostivarit. E kërkoj votën nga qytetarët e Gostivarit për t’u bashkuar për të mirën e qytetit të Gostivarit”, ka thënë Bejta.

Taravari, një politikan mashtrues

Lidhur me akuzat e fundit, që Arben Taravari drejtoi ndaj tij, pas zyrtarizmit të kandidaturës për Gostivarin, ai me përgjigje:

“Nuk merrem me deklaratat e Taravarit, sepse njihet si një politikan mashtrues, një politikan që ka bërë akrobacione, që nuk e njeh politika as këtu në Maqedoninë e Veriut, as në Ballkan e as në Evropë. Ai nuk është politikan, por një mashtrues”, ka thënë Bejta.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!