Derivatet e naftës shënojnë ulje të re të çmimeve në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,09%, krahasuar me vendimin e datës 12.12.2025, përcjell INA.
Sipas vendimit të RKE-së, çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL-it (D-E V), ulen për 2,00 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 denar për litër.
Po ashtu, mazuti M-1 NS pëson ulje prej 0,248 denarë për kilogram, duke arritur çmimin 32,635 denarë/kg.
Çmimet ja si do të jenë nga 16.12.2025, ora 00:01
Benzinë EUROSUPER BS-95 – 73,00 denarë/litër
Benzinë EUROSUPER BS-98 – 75,00 denarë/litër
Naftë EURODIZEL BS (D-E V) – 66,50 denarë/litër
Vaj për ngrohje – Ekstra i lehtë 1 (EL-1) – 65,50 denarë/litër
Mazut M-1 NS – 32,635 denarë/kilogram
Vendimi hyn në fuqi nga 16 dhjetori 2025 në ora 00:01, duke sjellë lehtësim për qytetarët dhe sektorin ekonomik në prag të sezonit dimëror.(INA)













