Sot moti në vend do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit, vende-vende do të ketë paraqitje mjegulle dhe shtim të vranësirave, të cilat gjatë ditës do të zvogëlohen, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, dhe lokalisht përgjatë Vardarit herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë ndërmjet minus tre dhe katër gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë nga 10 deri në 15 gradë.
Në Shkup, paradite në disa pjesë të ultësirës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës, sipas sinoptikanëve, do të jetë me diell me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura ditore në kryeqytet do të ngjitet deri në 12 gradë Celsius.













