Wednesday, May 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëAlbin Kurti: Kam ofruar garancitë e mia që ish-krerët e UÇK-së të...

Albin Kurti: Kam ofruar garancitë e mia që ish-krerët e UÇK-së të mbahen në Kosovë, le të jenë pranë familjarëve

*Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë në televizionin “Kanal10” se përmes një letre dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka kërkuar që ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë, të kthehen dhe të mbahen në paraburgim në Kosovë.

“Kam kërkuar dy gjëra. E para: kam ofruar garancitë e mia që ata të vijnë në Kosovë dhe të qëndrojnë në Kosovë në burg. Të jenë pranë familjeve, që do të ishte një lehtësim i madh. Në rregull, ata po konsiderojnë se duhet të qëndrojnë në paraburgim. Pse të qëndrojnë në Holandë, kur mund të jenë në Kosovë. Ai burg është” – tha Kurti.

“E dyta që e kam kërkuar është pyetja ime se a është e mundshme që Dhomat e Specializuara t’i trajtojnë edhe rastet e krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Për çështjen e parë, kryetarja e gjykatës pati thënë, pak a shumë, se nuk bën kthimi i tyre në Kosovë, ndërkaq për çështjen e dytë, ka qenë më shumë po se jo. Unë besoj se ata duhet ta publikojnë përgjigjen e tyre” – shtoi ai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!