Thursday, December 11, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionPremtime Zylali-Deliaj: Këshilli Komunal në ngërç, kush mban përgjegjësi?

Premtime Zylali-Deliaj: Këshilli Komunal në ngërç, kush mban përgjegjësi?

Ndërkohë që sot duhej të vazhdonte seanca konstituive e Këshillit Komunal, e cila de jure nuk mund të konsiderohet e përfunduar për aq kohë sa kemi ende ngërç institucional dhe mungesë të zgjedhjes së kryetarit të Këshillit, në vend të vazhdimit të saj, ne u gjendëm përpara një “seance të dytë”, ku nga ne kërkohej të votojmë pika për të cilat nuk kishim pranuar paraprakisht as materialet përkatëse.

Për të kuptuar si kemi ardhur në këtë situatë, është e rëndësishme të rikujtohet se gjatë seancës së parë, Komisioni kandidues nuk mori qëndrim për kandidat te mundshem per zgjedhjen e kryetarit të Këshillit. Arsyeja qëndron në faktin se i vetmi propozim i paraqitur nga ana ime nuk u pranua, dhe çështja ju la vetë Këshillit që ta vendosë gjate seancës, siç e parashikon rregullorja.

Megjithatë, pa pritur propozimet e këshilltarëve në sallë – të cilët sipas Statutit të Komunës së Strugës kanë të drejtë t’i parashtrojnë gjatë seancës – u miratua me nxitim me 15 vota pro tërheqja e pikës për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit nga rendi i ditës. Ky vendim përbën shkelje të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, ndaj grupi ynë vendosi ta lëshojë seancën. Pavarësisht kësaj, ju vazhduat me një seancë të jashtëzakonshme, duke kryer edhe një shkelje tjetër të rëndë të procedurave.

Sot po zhvillohet e ashtuquajtura “seanca e dytë”, ndërkohë që ne ende nuk kemi marrë përgjigjen më elementare dhe legjitime:

❓ Pse u tërhoq pika për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit?
Të nderuar kolegë, qytetarët e Strugës presin prej nesh përgjegjësi, transparencë dhe vendosjen e interesit publik mbi interesin partiak. Çdo veprim që ndalon zgjedhjen e kryetarit të Këshillit dhe e mban të bllokuar funksionimin e Këshillit, dëmton drejtpërdrejt qytetarët.

Ndërkohë, përshëndesim reflektimin e kolegëve nga radhët e VMRO-DPMNE, të cilët sot lëshuan seancën, duke mohuar kështu qëndrimin e tyre të mëparshëm – atë të votimit për tërheqjen e pikës për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit, dhe duke konfirmuar atë që ne thamë në seancën e shkuar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!