Sunday, December 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKoha sot

Koha sot

Në Maqedoni, orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga mjegulla nëpër lugina. Më vonë, dita pritet të jetë kryesisht me diell dhe e qetë, përveç në juglindje ku herë pas here do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë mes 9 dhe 15 gradëve.

Në Shkup, gjatë mëngjesit mund të paraqitet mjegull e lehtë në pjesët e luginës. Ditën do të mbajë mot me diell, i shoqëruar me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët nga veriu. Temperatura më e ulët do të zbresë në 1 gradë Celsius, ndërsa ajo më e lartë do të arrijë 11 gradë.

Deri në fund të javës, vendi do të mbetet nën ndikimin e një fushe të presionit të lartë atmosferik, e cila do të sigurojë mot të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë. Në disa lugina, gjatë natës dhe mëngjeseve do të ketë paraqitje të mjegullës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!