Monday, December 8, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGruas të moshuar ia marrin 170.000 denarë, nga një person që u...

Gruas të moshuar ia marrin 170.000 denarë, nga një person që u prezantua si polic

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se një grua 82-vjeçare nga Shkupi është mashtruar nga një person që u prezantua si punonjës policie, duke i marrë rreth 170.000 denarë.

Sipas denoncimit, mashtruesi e kontaktoi të moshuarën përmes telefonit dhe i tha se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një fëmije, duke kërkuar para për të shmangur arrestimin e saj.

E bindur nga historia, viktima doli në rrugë dhe ia dorëzoi shumën një personi të panjohur. Më vonë ajo kuptoi se mbesa e saj nuk ishte përfshirë në asnjë aksident dhe se kishte rënë pre e mashtrimit.

MPB theksoi se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!