Kryeparlamentari Gashi takon Hassan Al Thawadi- një nga figurat kyçe të projektit “Katar 2022”
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dohas 2025, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka takuar edhe Hassan Al Thawadi, një nga figurat kyçe të projektit “Katar 2022”.
Në takim siç theksohet është diskutuar mbi përvojën e Katarit në organizimin e evenimenteve ndërkombëtare dhe mbi mundësitë për bashkëpunim në fushat e kulturës, sportit dhe diplomacisë parlamentare.
“Gjatë pjesëmarrjes sime në Doha Forum 2025, pata nderin të takoja z. Hassan Al Thawadi, një nga figurat kyçe të projektit “Katar 2022”. Diskutuam mbi përvojën e Katarit në organizimin e evenimenteve ndërkombëtare dhe mbi mundësitë për bashkëpunim në fushat e kulturës, sportit dhe diplomacisë parlamentare. Shprehëm gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Katarit, që do sjellin përfitime për qytetarët dhe do hapin horizonte të reja për zhvillim dhe partneritet strategjik”, ka theksuar kryeparlamentari Gashi.













