Më 06.12.2025, në orën 20:40, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Strugë është raportuar se në një bastore në Strugë një person, nën kërcënimin me armë zjarri, i ka marrë para të punonjëses. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës ndaj kryerësit do të ngrihet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)













