Saturday, December 6, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPas konfirmimit në krye të partisë, Mickoski: Ne dijmë të themi “jo”...

Pas konfirmimit në krye të partisë, Mickoski: Ne dijmë të themi “jo” kur na cenohet identiteti

VMRO-DPMNE ka mbajtur kongresin e 18 të partisë në të cilin kandidat i vetëm për t’u rizgjedhur kryetar partie ka qenë kreu aktual i kësaj partie njëherit kryeministër, Hristian Mickoski.

Në fjalimin e tij para 800 delegatëve, Mickoski qartësoi se identiteti kombëtar nuk është subjekt i bisedimeve. Shtoi se Maqedonia duhet të dijë të thotë ‘po’ kur kjo është në të mirë të saj, por edhe të thotë ‘jo’ kur cenohen parimet, dinjiteti ose identiteti i saj.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Identiteti kombëtar nuk është subjekt i bisedimeve, respekti për identitetet tjera është vlerë, por jo në kurriz dhe llogari të identitetit tonë. Gjuha, historia dhe kultura janë shtylla fundamentale e një shteti. Dinjiteti shtetëror nuk është retorikë, por politikë praktike. Një shtet i vogël mund të jetë një shtet i fortë nëse ka vetëbesim, ndjesi për peshën e vet dhe një qëndrim të qartë për interesat e tij. Maqedonia”.

Duke folur për identitetin tha se i njëjti është krijuar përmes një procesi të gjatë, të vështirë dhe historikisht të shtrenjtë. Tha se Maqedonia vendin natyrshëm e ka në familjen e madhe euro-atlantike.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Duhet të kuptojmë se na nevojitet një shoqëri e qëndrueshme dhe një politikë e jashtme e qartë. Maqedonia është një shtet i ndërtuar mbi vlerat evropiane, lirinë, traditën demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe prandaj vendi i saj natyrshëm lidhet me familjen euro-atlantike. Por integrimi evropian dhe euroatlantik nuk duhet të reduktohet në pranim pasiv ose varësi të pakushtëzuar”.

Kjo nuk është hera e parë që Mickoski dhe VMRO vendosin “veto” për identitetin. Të njëjtën e kanë përsëritur disa herë edhe sa ishin në opozitë. Ndërkaq, vlen të kujtohet se Maqedonia tashmë është ndarë nga grupi me Shqipërinë në rrugën euro-atlantike. Problemi me të cilin përballet Maqedonia aktualisht janë ndryshimet kushtetuese dhe futja e bullgarëve në Kushtetutë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!