Thursday, December 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlarm për mashtrime telefonike: Gruas i'a marrin 20,000 euro, i thonë se...

Alarm për mashtrime telefonike: Gruas i’a marrin 20,000 euro, i thonë se vajza e saj ka pësuar aksident të rëndë

MPB Maqedoni njofton se më 03.12.2025, rreth orës 10:19, një 70-vjeçare nga Manastiri ka raportuar në SPB Manastir se është viktimë e një mashtrimi në vlerë prej 20,000 eurosh.

Sipas kallëzimit, një person e kishte telefonuar duke i thënë se vajza e saj kishte rënë nga shkallët, kishte thyer nofullën dhe këmbën, dhe se për trajtimin e menjëhershëm duheshin vendosur shufra ari.

Gruaja, siç thuhet në njoftim, kishte lënë shumën e parave në vendin e caktuar, por më vonë, pasi u lidh me vajzën e saj, kuptoi se kishte rënë pre e mashtrimit. MPB bën të ditur se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!