Pritet mot i vranët, me reshje të herëpashershme që lokalisht do të jenë më intensive në rajonet juglindore, ku sasia e shiut mund të kalojë 30 l/m² brenda 24 orëve. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga juglindja. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të arrijnë mes 8 dhe 13 gradëve.
Edhe në Shkup parashikohet mot i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të përkohshme. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale pritet të arrijë rreth 11 gradë Celsius.













