Wednesday, December 3, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGashi në pritjen e fundvitit nga ambasadori Rokas: Partneriteti me BE-në mbetet...

Gashi në pritjen e fundvitit nga ambasadori Rokas: Partneriteti me BE-në mbetet thelbësor

Gashi në pritjen e fundvitit nga ambasadori Rokas: Partneriteti me BE-në mbetet thelbësor

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka marrë pjesë në pritjen e fundvitit të organizuar nga ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas.

Ai ka falënderuar ambasadorin për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të vendit në realizimin e aspiratave evropiane.

“Bashkë me miq e funksionarë shtetëror, mora pjesë në pritjen e fundvitit të organizuar nga ambasadori i BE-së, z. Mihalis Rokas. Në një atmosferë të këndshme dhe festive përmbyllëm simbolikisht një vit të rëndësishëm. Vlerësova partneritetin me delegacionin e BE-së i cili mbetet thelbësor për avancimin e reformave dhe forcimin e rrugëtimit tonë evropian. Me këtë rast, falënderova ambasadorin për mikpritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme të vendit në realizimin e aspiratave evropiane”, thekson Gashi në postimin në Fejsbuk.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!