Tuesday, December 2, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski: Bekim Sali dhe Muhamed Hoxha do të jenë ministrat e rinj,...

Mickoski: Bekim Sali dhe Muhamed Hoxha do të jenë ministrat e rinj, në pranverë do të ketë ndryshime në Qeveri dhe institucionet shtetërore

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për “360 gradë” në RTM, konfirmoi se Bekim Sali dhe Muhamed Hoxha do të jenë ministrat e rinj dhe paralajmëroi se së shpejti, respektivisht në pranverë, do të ketë ndryshime si në Qeveri ashtu edhe në institucionet shtetërore.

“Propozimi im sot është dorëzuar në Kuvend, ndërsa bëhet fjalë për Muhamed Hoxhën për ministër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Bekim Salin i cili do të jetë ministër për Çështje Evropiane dhe zëvëndëskryeministër i Qeverisë”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Sa i përket Ministrisë së Shëndetësisë, kryeministri Mickoski theksoi se për momentin nuk do të ketë ndryshime, edhe pse gjithmonë ka hapësirë për përparim dhe secili duhet të ketë një shans, por sipas tij, deri në këtë moment Azir Aliu po e kryen punën e tij në mënyrë të denjë.

Kryeministri Mickoski shtoi se pas kongresit partiak dhe të gjitha ristrukturimeve, do të ketë ndryshime edhe në Qeveri dhe në institucionet shtetërore për formimin e një ekipi që do ta mbajë barrën deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Pas kongresit dhe pas të gjitha ristrukturimeve brenda partisë, diku në pranverë pres që të kemi edhe rifreskim në kuadër të Qeverisë, rigrupime, plotësime, kompletim të ekipit, zgjerime edhe në kuadër të institucioneve shtetërore. Kështu që ky është ai gantogram i cili na pret në periudhën e ardhshme nëse e marr besimin e delegatëve, edhe si kryetar i VMRO-DPMNE-së. Formimin e këtij ekipi që më pas duhet ta mbajë dhe ta përballojë barrën deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, theksoi kryeministri Mickoski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!