Gashi: Kuvendi do vazhdojë të jetë një institucion funksional, efikas dhe i qasshëm për qytetarët
Në Kuvend është realizuar mbledhja e katërt e Këshillit drejtues të programit për Mbështetje parlamentare ku është shqyrtuar progresi dhe orientimet e ardhshme rreth Programit.
Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sipas të cilit ky Program mbetet një mekanizëm thelbësor për forcimin e kapaciteteve parlamentare, rritjen e transparencës dhe avancimin e praktikave moderne të punës së Kuvendit.
“Mbledhja konfirmoi që Kuvendi do të vazhdojë të jetë një institucion funksional, efikas dhe i qasshëm për qytetarët. Faleminderova ambasadorin e Zvicrës, Sh.T. Kristof Zomer, si dhe partnerët tanë të përhershëm nga NDI, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin konstruktiv”, ka thënë kryeparlamentari Gashi.













