Monday, December 1, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMurtezani në Bruksel, takime produktive me Kristofidu nga DG REGIO dhe Superti...

Murtezani në Bruksel, takime produktive me Kristofidu nga DG REGIO dhe Superti nga DG ENEST

Murtezani në Bruksel, takime produktive me Kristofidu nga DG REGIO dhe Superti nga DG ENEST

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani në kuadër të ditës së parë të vizitës së punës në Bruksel, zhvilloi takime të ndara me drejtoreshën e përgjithshme të Drejtoratit të përgjithshëm për politikë rajonale dhe urbane të Komisionit Evropian (DG REGIO), Temis Kristofidusi dhe me drejtoreshën në Drejtoratin e përgjithshëm për zgjerim dhe fqinjësi lindore (DG ENEST), pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti.

Bisedimet u fokusuan në avancimin e procesit integrues evropian të Maqedonisë së Veriut, zbatimin e reformave dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

Në bisedën me drejtoreshën e përgjithshme Kristofidu, ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni Evropian e siguron përmes Drejtoratit të përgjithshëm për politikë rajonale dhe urbane, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit territorial dhe ndërkufitar. Ai iu referua kryesimit aktual të Maqedonisë së Veriut me Strategjinë e Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR-in), duke theksuar se vendi, pavarësisht sfidave fillestare, me sukses po i realizon aktivitetet e planifikuara në kuadër të programit të kryesimit. Ministri theksoi se Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar në përforcimin e lidhshmërisë rajonale, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjen e dukshmërisë së vendit brenda iniciativave makrorajonale të Unionit. Të dyja palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë drejt finalizimit të kryesimit dhe përgatitjes së forumit vjetor të EUSAIR-it.

Në takimin me drejtoreshën Superti, siç theksohet u diskutua në detaje për progresin në zbatimin e aktiviteteve reformuese në kontekst të agjendës evropiane, si dhe për prioritetet e Qeverisë për periudhën që vijon.

Ministri Murtezani theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për finalizimin e udhërrëfyesve për administratën publike, sundimin e ligjit dhe investimet e huaja, si dhe për aktivitetet lidhur me Agjendën reformuese dhe Planin për rritje. Në fokus të bisedës kanë qenë edhe pritshmëritë për hapjen e Klasterit 1, si dhe çështjet lidhur me Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim dhe masat që ndikojnë në industrinë e çelikut në vendin tonë.

Ndryshe, ministri ka theksuar rëndësinë e integrimit ekonomik dhe qasjes së barabartë në tregun evropian si elemente kyçe për stabilitet dhe zhvillim, ndërsa nga ana e Komisionit Evropian shprehën gatishmërinë dhe mbështetjen teknike të mëtejshme dhe koordinimin në zbatimin e reformave.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!