Friday, November 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti në Garanë: Përurimi i Shtatores së Skënderbeut në Ditën e...

Ali Ahmeti në Garanë: Përurimi i Shtatores së Skënderbeut në Ditën e Flamurit (FOTO)

Sot në fshatin Garanë, të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e Skënderbeut, simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare. Ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën kur zemrat tona rrahin më fort për kuq e zinë, duke na kujtuar rrugën e sakrificës që na solli deri këtu.

Gjatë ditës, u bënë edhe homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, një monument që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka mbajtur gjallë familjen dhe kombin ndër shekuj. Ky nderim i dyfishtë, për heroin dhe për nënën, na rikujton se liria dhe identiteti ynë janë trashëgimi e përbashkët e burrave dhe grave që dhanë gjithçka për të ardhmen tonë.
Ali Ahmeti-Kryetar i BDI-së.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!