Një aksident automobilistik ka ndodhur sonte në hyrje të qytetit të Strugës, në rrugën Strugë–Dibër, ku një automjet është rrokullisur ndërsa brenda tij udhëtonte një familje. Sipas informacioneve të para, pavarësisht situatës së rrezikshme, fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, njofton Struga Ekspres.
Forcat policore të Strugës, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë reaguar me shpejtësi rekord, duke siguruar menjëherë zonën dhe duke u kujdesur për të gjithë personat që ndodheshin në automjet. Ndërhyrja e tyre profesionale ka bërë të mundur që familja të dalë e padëmtuar nga incidenti.
Autoritetet pritet të publikojnë detaje të tjera rreth shkaqeve të aksidentit.
(Struga Ekspres)

















