Friday, November 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlbi Qamili uron 28 Nëntorin: Populli shqiptar sot gëzon liri e dinjitet,...

Albi Qamili uron 28 Nëntorin: Populli shqiptar sot gëzon liri e dinjitet, detyra jonë është ta vazhdojmë rrugën e të parëve tanë

Qamili uron 28 Nëntorin: Populli shqiptar sot gëzon liri e dinjitet, detyra jonë është ta vazhdojmë rrugën e të parëve tanë

Zv.kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, sot mori pjesë në manifestimin e shënimit të 28 Nëntorit, që u mbajt në shkollën e mesme “Nikolla Shtejn”. Në fjalën e tij, Qamili theksoi rëndësinë historike të muajit Nëntor, duke e cilësuar atë si periudhë të sakrificës, krenarisë dhe kujtesës kombëtare.

“Nëntori na bën të kujtojmë sakrificën dhe sfidat e shumë brezave që luftuan për lirinë dhe të ardhmen që ne e gëzojmë sot”, u shpreh ai.

Ai nënvizoi se populli shqiptar sot gëzon liri dhe dinjitet, ndërsa përgjegjësia e brezit të sotëm është të vazhdojë rrugën e të parëve me unitet, punë dhe investim në arsim.

Qamili gjithashtu theksoi investimet aktuale të Komunës së Tetovës në arsim, duke përmendur se për herë të parë pas shumë dekadash në qytet po ndërtohen dy shkolla të reja të mesme: Shkolla e Mesme Tekstile dhe Gjimnazi “7 Marsi”, me standarde moderne të laboratorëve, kabineteve dhe hapësirave mësimore.

“Çdo ditë po angazhohemi më shumë. Investimi në shkolla do të vazhdojë edhe në mandatin e ri”, theksoi ai.

Sipas tij, platforma e kryetarit të Komunës, Bilall Kasami, parasheh 12 projekte infrastrukturore për arsimin fillor, 5 për arsimin e mesëm dhe 2 për çerdhet, përfshirë rikonstruktimin e plotë të fasadës së objektit ku u mbajt ceremonia.

Në fund të fjalimit, Qamili bëri thirrje për përkushtim ndaj brezave të rinj dhe ruajtjen e vlerave kombëtare.

“Të punojmë për fëmijët tanë, për arsimin shqip dhe për një gjeneratë të edukuar që do t’i prijë kombit”, theksoi Qamili.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!