Dora bujare dhe zemërgjerësia, të bashkuara me punën e palodhur, sjellin gjithmonë rezultate të mira dhe fryte në dobi të shkollave dhe nxënësve tanë. Kabinetet e i informatikës tashmë janë pasuruar kompjuterë të rinj, si donacion i kompanisë Schulen für Wirtschaft & Sprachen – SWS nga Zvicra.
Në emër të drejtorëve të shkollave: “Ashim Agushi” – Ladorisht, “Jeta e Re” – Frëngovë, “Orhan Xhemaili” – Tatesh i Epërm, dhe “Baftiar Banushi” – Zagraçan, si edhe në emër të mësimdhënësve dhe nxënësve, shprehin mirënjohjen më të thellë për të gjithë donatorët.
Me këtë rast, si shenjë falënderimi dhe vlerësimi, drejtorët ndanë nga një Mirënjohje, megjithëse gjesti ishte aq i madh, sa vetëm qielli mund ta përshkruajë!
(Struga Ekspres)















