Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në muajt korrik, gusht dhe shtator në Ohër janë lindur 98 persona, ndërsa kanë vdekur 154, që do të thotë se është regjistruar një rritje natyrore negative prej -56, shkruan Struga Ekspres.
Edhe komuna fqinje, Debërca regjistron rritje natyrore negative, janë lindur 4, ndërsa kanë vdekur 20 persona. Në Strugë, në tremujorin e tretë po ashtu është shënuar rritje natyrore negative, megjithëse minimale, janë lindur 122, ndërsa kanë vdekur 124 persona.
Sa i përket numrit të kurorëzimeve, në Ohër 128 çifte e kanë thënë “po”-në vendimtare, ndërsa ka pasur edhe 21 divorce. Në Strugë, gjatë periudhës së analizuar, janë lidhur 138 martesa dhe janë evidentuar 15 divorce. Në Debërcë nuk janë evidentuar martesa apo divorce.
Në nivel shtetëror, në tremujorin e tretë të këtij viti ka pasur 4.431 lindje të gjalla, ndërsa kanë vdekur 4.849 persona, duke rezultuar në rritje natyrore negative prej -418. Në periudhën e analizuar janë lidhur 3.514 martesa, numër që është ulur për 2.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa janë regjistruar 470 divorce, që paraqet një rritje prej 27.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
(Struga Ekspres)













