Çmimi i energjisë elektrike nga kompania shtetërore EMV do të rritet me 4.84% vitin e ardhshëm. Ky çmim ka ndikimin më të madh në formimin e çmimit final për konsumatorët.
EVN Home, si furnizues universal i energjisë elektrike, në tenderin për furnizim për periudhën janar–dhjetor 2026, ka pranuar vetëm një ofertë — atë të SHA EzmV, me çmim prej 65 euro për megavat-orë, për të mbuluar 100% të sasisë së planifikuar.
Kompania sqaroi se ky çmim është 4.84% më i lartë krahasuar me tenderin e fundit (qershor–dhjetor 2025), kur SHA EMV kishte ofruar 62 euro për megavat-orë.













