Ftesë Publike💌
Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe qytetarë të Strugës,
Komuna e Strugës, në bashkëpunim me shkollat e qytetit, ka kënaqësinë të ju ftojë të merrni pjesë në aktivitetet festive të organizuara me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit🇦🇱
📍 Programi i aktiviteteve:
⏰ Ora 12:00 – Grumbullimi
Të gjithë pjesëmarrësit do të mblidhen në oborret e shkollave përkatëse, për t’u bashkuar në aktivitetin qendror.
⏰ Ora 12:30 – Parada Festive
Parada do të nisë nga:
– Shkolla e Mesme “Ibrahim Temo”
– Shkolla “Niko Nestor”
🎶 Pas përfundimit të paradës – Koncert Festiv
Në hapësirën pranë urës, nxënësit e shkollave të Strugës do të prezantojnë programe artistike dhe kulturore kushtuar 28 Nëntorit.
Ky aktivitet është një mundësi e bukur për të festuar së bashku, për të nderuar sakrificat e të parëve tanë dhe për ta mbushur qytetin me ngjyrat dhe gëzimin e kësaj dite madhështore.
Ju mirëpresim me zemër!
Komuna e Strugës🫶🏼
_______________
Општина Струга, во соработка со училиштата од градот, организира свечени активности по повод 28 Ноември – Денот на Знамето🇦🇱
🕛 12:00 – Собир
Сите учесници ќе се соберат во дворoвите на соодветните училишта, по што ќе се упатат кон централниот настан.
🕧 12:30 – Празнична Парада
Парадата по повод 28 Ноември ќе започне од:
– Средното училиште „Ибрахим Темо“
– Основното училиште „Нико Нестор“
🎶 По завршувањето на парадата – Свечен Концерт
Во просторот кај мостот, струшките училишта ќе презентираат пригодна уметничка програма посветена на овој значаен национален празник.
Ве покануваме сите да ни се придружите и заедно да ја одбележиме оваа посебна и горда свеченост!🫶🏼













