Wednesday, November 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai: Ali Ahmeti brenda një viti na i mori dy kryetarë, zgjedhjet...

Fetai: Ali Ahmeti brenda një viti na i mori dy kryetarë, zgjedhjet e parakohshme i konvenojnë vetëm VLEN-it

Fetai: Ali Ahmeti brenda një viti na i mori dy kryetarë, zgjedhjet e parakohshme i konvenojnë vetëm VLEN-it

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai tha në emisionin “Zoom” në TVM2 se shumica është stabile, zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë dhe se VLEN në zgjedhjet lokale ka fituar bindshëm kundrejt opozitës.

Fokusi, sipas tij, tani është në përshpejtimin e reformave që duhet zbatuar dhe janë disa procedura të caktuara në Kuvend që siç thotë, “përsëri kërkojnë numra”.

“Deputetët që kanë qenë të mashtruar nga Taravari e Sela, me premtime për pozicione e kanë parë se aty nuk ka asgjë kombëtare dhe këtë e dëshmon largimi i Selës nga AKI. Ata dështuan, tani po bëhen pikë e pesë dhe përsëri them që deputetët që duan të kontribuojnë në reformat që kemi para në Kuvend janë të mirëseardhur, dera është e hapur dhe ka vend për të gjithë”, tha Fetai, duke shtuar se punohet aktivisht që të bëhet vend edhe për ata deputetë që janë të pakënaqur nga Sela, Ahmeti e Taravari dhe koalicioni AKI në tërësi.

Opozitës nuk i del mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme

Ai shton se opozitës nuk i del mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme, sepse edhe ata janë të vetëdijshëm për këtë.

“Sondazhet që kemi ne, të realizuara nga Institute prestigjioze ndërkombëtare për matjen e opinionit tregojnë se jemi bindshëm në epërsi para BDI-së dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare në këtë fazë i konvenon vetëm koalicionit VLEN”, tha Fetai.

Në pyetjen se hëpërhë kemi një ASH të ndarë në tre pjesë, ai me përgjigje, se struktura e vërtetë ngeli te VLEN.

“Fatkeqësisht neve na i mori Ali Ahmeti dy kryetarë radhazi brenda një viti, nuk e di a për shkak të hipotekave apo për çfarë arsye, por për ne është me rëndësi se strukturat tona ngelen këtu, e bënë atë që u desh ta bëjnë kur e themeluam VLEN, ku ASH ishte faktori vendimtar i këtij bashkimi opozitar”, nënvizoi zv/kryeministri Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!