VLEN: Qasja e re në bujqësi me Albrim Hoxhën po jep rezultate
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, mori pjesë në hapjen e “Ditëve të Vardarit 2025”, ku mbi 100 përfaqësues institucionesh, organizatash dhe ekspertësh diskutuan zgjidhje moderne për sektorin.
Ngjarja krijoi një hapësirë të gjerë bashkëpunimi mes institucioneve dhe komunitetit shkencor, me fokus te praktikat moderne të menaxhimit të ujit dhe mbrojtjes së ekosistemit të Vardarit. Ky dialog po shërben si bazë për politika më të qëndrueshme dhe më efektive për të ardhmen e bujqësisë.
Qasja e re e VLEN-it po reflektohet qartë në terren, ku sektorët e lënë pas për vite po marrin vëmendjen e nevojshme. Puna e zëvendësministrit Hoxha është përqendruar në modernizimin e bujqësisë, përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe forcimin e politikave rurale.
Ky është modeli i qeverisjes që sjell VLEN, një qasje që synon rezultate konkrete, mbrojtjen e resurseve natyrore dhe politika që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.













