Tuesday, November 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai në pritjen te ambasadori Meidani: Festat e Nëntorit, një moment reflektimi

Fetai në pritjen te ambasadori Meidani: Festat e Nëntorit, një moment reflektimi

Fetai në pritjen te ambasadori Meidani: Festat e Nëntorit, një moment reflektimi

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Denion Meidani me rastin e Festave të Nëntorit.

Fetai me këtë rast ka vlerësuar mikpritjen dhe atmosferën e ngrohtë.

“Sonte mora pjesë në pritjen e organizuar nga Ekselenca e tij, ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani me rastin e Festave të Nëntorit, ditë që për ne shqiptarët janë identitet, histori dhe krenari.
Për mua, këto data janë gjithmonë një moment reflektimi, t’i nderojmë ata që sakrifikuan dhe të punojmë me përkushtim për një të ardhme më të mirë për brezin që po rritet dhe për ata që do të vijnë pas nesh. Vlerësoj mikpritjen dhe atmosferën e ngrohtë që na bashkon rreth historisë dhe vlerave që i mbajmë me krenari. Gëzuar Festat e Nëntorit!”, theksohet në postimin e Fetait në rrjetet sociale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!