Tuesday, November 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKëtë javë finalizohen emrat e ministrave nga VLEN-Hoxha, Fetai dhe Sali

Këtë javë finalizohen emrat e ministrave nga VLEN-Hoxha, Fetai dhe Sali

Koalicioni VLEN ka definuar dhe thuajse ka finalizuar marrëveshjen e brendshme për riformatim të pjesshëm të përfaqësimit në Qeveri, ndërsa këtë javë pritet që vendimi të marrë dritë dhe të zyrtarizohet brenda koalicionit qeverisës, mëson INA.

Sipas marrëveshjes, në postin e ministrit të Mjedisit Jetësor, në vend të Izet Mexhitit, do të emërohet Muhamet Hoxha, kuadër me përvojë në ekzekutiv, i cili më herët ka ushtruar edhe funksionin e zëdhënësit të Qeverisë.

Deputeti Bekim Sali pritet të emërohet zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, në vend të Arben Fetait, ndërsa njëkohësisht do të ushtrojë edhe detyrën e zëvendëskryeministrit të parë.

Arben Fetai do të marrë drejtimin e ministrisë për Integrime Evropiane. Ai njihet për përvojën e tij në diplomaci dhe proceset e integrimeve, duke qenë më herët i përfshirë në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ministri aktual për Integrime Evropiane, Orhan Murtezani, sipas marrëveshjes, pritet të transferohet ose në pozitën e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Gjatë ditëve në vijim, VLEN pritet t’ia dorëzojë këto propozime Qeverisë, pas së cilës procedurat formale do të vazhdojnë në Kuvend. Ky riformatim i pjesshëm vjen pas zgjedhjes së Izet Mexhitit kryetar i Komunës së Çairit, ndërsa pas janarit priten ndryshime edhe më të mëdha brenda Qeverisë. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!