Tuesday, November 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBDI Strugë: Keqpërdorim i paprecedent nga Kryetari i Komunës së Strugës

BDI Strugë: Keqpërdorim i paprecedent nga Kryetari i Komunës së Strugës

BDI Strugë: Keqpërdorim i paprecedent nga Kryetari i Komunës së Strugës

Është e papranueshme që festimet zyrtare të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, të zhvendosen në një hotel privat, konkretisht në Hotel “Ëmbla”, biznes personal i kryetarit të komunës.

Ky veprim përbën konflikt të pastër interesi, favorizim të bizneseve personale dhe anashkalim të bizneseve strugane që meritojnë trajtim të drejtë dhe të barabartë nga institucionet publike. Vendosja e festimeve në lokacion privat të kryetarit është veprim përjashtues dhe i papranueshëm, sepse komuna duhet të zgjedhë hapësira ku mund të ftojë përfaqësues nga të gjitha palët dhe ku ngjarjet janë të hapura për qytetarët.

I bëjmë thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të veprojë menjëherë dhe të hetojë këtë rast skandaloz të përdorimit të pozicionit publik për përfitime private. Ky nuk është vetëm gabim etik — është shkelje që cenon drejtpërdrejt besimin e qytetarëve dhe standardet e qeverisjes lokale.

Ne e nderojmë dhe e festojmë 28 Nëntorin — është dita e të gjithë shqiptarëve.
Por kjo festë nuk mund të shndërrohet në aktivitet privat në pronat personale të kryetarit të komunës.

Struga meriton drejtësi, barazi dhe transparencë në çdo vendim publik.

BDI – Dega Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!