VLEN: Albi Qamili, zëri i brezit të ri në krye të Tetovës
Me vendimin për emërimin e Albi Qamilit si Zëvendës Kryetar të Komunës së Tetovës, VLEN dërgon një mesazh të fuqishëm: brezi i ri nuk pret të marrë përgjegjësi, ai tashmë po i udhëheq proceset dhe po e formëson shtetin e së nesërmes. Ky akt është simbol i besimit tonë se rinia është.
Albi Qamili, i diplomuar në shkencat politike dhe aktualisht student i masterit në të drejtën kushtetuese, vjen në këtë pozitë me një legjitimitet të fuqishëm zgjedhor, si i pari i listës fituese të VLEN-it për këshilltarë komunalë në Tetovë. Ky është një mesazh i fuqishëm se VLEN beson në energjinë, vizionin dhe përgjegjësinë e të rinjve.
Me këtë emërim, VLEN riafirmon se forumi rinor nuk është vetëm një strukturë organizative, por një motor i gjallë i ideve dhe i veprimit politik. Rinia është e thirrur të marrë përgjegjësi, të udhëheqë dhe të kontribuojë për një Tetovë më të mirë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze.
VLEN vlerëson se ky hap është një shembull i qartë i besimit në brezin e ri, duke e vendosur atë në qendër të vendimmarrjes institucionale. Urime Albi Qamili për këtë përgjegjësi të re. VLEN është me ty dhe me çdo të ri që guxon të ndërtojë të ardhmen!













