Monday, November 24, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMaqedonia, Shqipëria ,Kroacia, BeH, Sllovenia, Mali i Zi dhe Greqia ndër...

Maqedonia, Shqipëria ,Kroacia, BeH, Sllovenia, Mali i Zi dhe Greqia ndër vendet më të rrezikuara nga tërmetet në Europë

*Modeli i ri sizmik evropian, i cili po shpërndahet në rrjetet sociale, edhe një herë e konfirmon cenueshmërinë e Ballkanit, ndërsa Maqedonia renditet në kategorinë me rrezikun më të lartë nga tërmetet.

Harta e ndan Evropën në tre nivele zonë të kuqe me rrezik të lartë, zonë portokalli me rrezik të mesëm deri të ulët dhe zonë të gjelbër me rrezik minimal. Sipas të dhënave të paraqitura, i gjithë Ballkani, përfshirë Maqedoninë, Kroacinë, BeH, Slloveninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë , ndodhet në kategorinë më kritike zonën e kuqe, së bashku me pjesën perëndimore të Turqisë.

Nga ana tjetër, Irlanda, Britania e Madhe, Skandinavia, vendet baltike dhe Polonia paraqiten si rajone pothuajse plotësisht të sigurta. Spanja, Portugalia, Franca, Austria dhe Hungaria futen në zonën portokalli, ndërsa Italia është paraqitur pothuajse tërësisht në të kuqe, gjë që e rendit si një nga vendet më të ekspozuara ndaj aktiviteteve tektonike.

Autorët e hartës theksojnë se një pjesë e të dhënave mund të ketë kufizime, pasi disa çarje të vjetra ose joaktive jo gjithmonë paraqiten saktë. Megjithatë, kjo paraqitje vizuale e rikthen në fokus nevojën për një qasje serioze ndaj sigurisë sizmike dhe forcimin e standardeve mbrojtëse në Maqedoni dhe në rajon.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
Previous article
Next article
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!