Sunday, November 23, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai: Gjuha shqipe mbetet elementi ynë më i fortë i vetëdijes kombëtare

Fetai: Gjuha shqipe mbetet elementi ynë më i fortë i vetëdijes kombëtare

Fetai: Gjuha shqipe mbetet elementi ynë më i fortë i vetëdijes kombëtare

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka qenë nikoqir i manifestimit qendror të shënimit të 117 vjetorit të alfabetit të gjuhës shqipe.

Sot me aktivitete të shumta, madje u shënua Dita e Alfabetit, 22 Nëntori.

“U mblodhëm në Manastir, aty ku në vitin 1908 u përcaktua alfabeti i gjuhës shqipe dhe u vendos një prej themeleve më të rëndësishme të identitetit tonë modern”, thotë Fetai.

Prania e kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve institucional nga mbarë hapësira shqiptare, sipas tij, konfirmoi edhe një herë se gjuha shqipe mbetet elementi ynë më i fortë i vetëdijes kombëtare.

“Ajo është më shumë se mjet komunikimi. Është orientimi ynë historik dhe evropian”, shton tutje Fetai.

Shton se detyra jonë është të vazhdojmë forcimin e kësaj trashëgimie përmes arsimit cilësor, kulturës së gjallë dhe institucioneve të përgjegjshme.

“Kjo është mënyra më e mirë për ta nderuar vizionin e delegatëve të vitit 1908 dhe për ta çuar përpara amanetin e tyre”, nënvizon zv/kryeministri Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!