Friday, November 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPërplasje në Butel: 28 Nëntori ndalohet nga shkolla për shkak të veshjeve...

Përplasje në Butel: 28 Nëntori ndalohet nga shkolla për shkak të veshjeve tradicionale të fëmijëve

Dega e BDI-së në Butel ka reaguar ashpër pas vendimit të drejtoreshës së shkollës fillore “Zhivko Brajkovski” për të ndërprerë aktivitetin festiv të nxënësve me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, vetëm pak orë para mbajtjes së tij.

Sipas reagimit, fëmijët kishin mbi një muaj që përgatiteshin dhe ushtronin për programin festiv, por aktiviteti u anulua me arsyetimin se disa prej tyre do të performonin me veshje tradicionale shqiptare.

Ky vendim u cilësua nga Dega e BDI-së si “skandaloz, diskriminues dhe tërësisht i papranueshëm”, duke theksuar se një ndërhyrje e tillë cenon identitetin kombëtar dhe krijon një precedent të rrezikshëm për bashkëjetesën ndëretnike në komunë.

“Arsyetimi i drejtoreshës është i pakuptimtë dhe diskriminues. Ky akt përbën një qasje të papranueshme ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve në komunën tonë”, thuhet në reagim.

BDI-Butel kërkon masa urgjente, të menjëhershme dhe të paanshme ndaj drejtoreshës, duke paralajmëruar se çdo tentim për ta relativizuar ose mbuluar rastin do të përballet me reagim të ashpër politik dhe qytetar.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se nëse institucionet nuk ndërmarrin veprime konkrete, Dega e BDI-së në Butel do të mbështesë pa rezervë prindërit “me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, përfshirë informimin e plotë të opinionit dhe mediave, derisa rasti të marrë zgjidhjen e duhur.

“Nuk do të tolerojmë diskriminim ndaj nxënësve shqiptarë”, përfundon reagimi.

Ky incident ka ringjallur debatin mbi respektimin e diversitetit kulturor dhe trajtimin e barabartë të komuniteteve në institucionet arsimore të Shkupit.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!