Të hënën do të zyrtarizohet emërimi i Arben Ajdinit nga Ladorishti në postin e drejtorit të shkollës fillore “Ashim Agushi”, njofton Struga Ekspres.
Me përvojën e tij mbi 23 vjeçare në arsim dhe aktivitetet kulturore, Ajdini pritet të sjellë frymë të re dhe ide inovative në drejtim.
Arben Ajdini ka përfunduar studimet e larta për muzikë dhe prej vitesh është i angazhuar si mësimdhënës i lëndës së muzikës. Bashkëpunimi i tij me nxënësit dhe përkushtimi në zhvillimin e aktivitetit artistik shkollor janë vlerësuar lart nga komuniteti arsimor dhe prindërit.
Arben Ajdini synon të avancojë cilësinë e procesit arsimor, të rrisë bashkëpunimin me komunitetin lokal dhe të përforcojë aktivitetet kulturore dhe edukative brenda shkollës.
Emërimi i tij është pritur pozitivisht nga banorët e Ladorishtit, të cilët shprehen optimistë se drejtimi i ri do të sjellë përmirësime të ndjeshme në funksionimin e shkollës. (Struga Ekspres)













