Friday, November 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNxënësit e “Ibrahim Temo”-s në Strugë përjetojnë një leksion të veçantë me...

Nxënësit e “Ibrahim Temo”-s në Strugë përjetojnë një leksion të veçantë me Agron Dalipajn (FOTO)

Dje në gjimnazin “Ibrahim Temo”, u zhvillua një bisedë e veçantë kushtuar gjuhës shqipe, me pjesëmarrjen e nxënësve, mësuesve dhe stafit pedagogjik të shkollës. Prezent ishte edhe Agron Dalipaj, i cili ndau me të rinjtë një qasje të re dhe krijuese mbi gjuhën, ndryshe nga ajo që trajtohet zakonisht në tekstet shkollore.

Interesimi i nxënësve ishte i madh ku shumë prej tyre ndoqën bashkëbisedimin për dy orë, të ulur këmbëkryq, duke shijuar “magjinë” që gjuha shqipe mbart në përdorimin e saj të përditshëm dhe artistik. Energjia dhe kureshtja e tyre krijuan një atmosferë të veçantë.

Në përfundim të aktivitetit, u shprehën falënderime për stafin e mësuesve, për drejtoreshën Besime, si dhe një falenderim të posaçëm për profesoren e gjuhës shqipe, Alide Lloga, për kontributin e saj në organizimin e këtij takimi.

I ftuari e përshkroi aktivitetin si “një ditë për t’u mbajtur mend”, duke vlerësuar mikpritjen dhe pasionin e të rinjve për gjuhën amtare. (Struga Ekspres)

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments