Friday, November 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: AKI u shkrinë si plastelina

VLEN: AKI u shkrinë si plastelina

VLEN: AKI u shkrinë si plastelina

Opozita shqiptare sot ngjan si një çadër e vjetër që çahet sapo fryn era. Ajo që VLEN e ka paralajmëruar prej kohësh, sot është bërë realitet koalicioni me shirit ngjitës i quajtur AKI ka qenë mashtrimi më i madh politik i viteve të fundit. Largimet e njëpasnjëshme dhe kaosi i brendshëm tregojnë qartë se ky projekt nuk u ndërtua për shqiptarët, por për ambicie personale të paketuar me PR-trukun e “referendumit” për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve.

AKI nuk funksionoi asnjë ditë si opozitë serioze. Sot po shpërbëhet në sy të opinionit, gur më gur, figurë pas figure. Ikja e Menduh Thaçit, largimi i Arjanit Hoxhës, Krenar Llogës dhe braktisja e Ziadin Selës janë vetëm simptoma të një strukture të ndërtuar mbi interesat e individëve, jo mbi interesin e qytetarëve.

VLEN nuk gëzohet kur të tjerët shkatërrohen, por është e qartë se një opozitë që bëhet copa-copa e dëmton sistemin politik dhe e lë qytetarin pa alternativë. Shqiptarët meritojnë seriozitet, jo eksperimente të dështuara me shirit ngjitës.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments