Ndryshe nga Ziadin Sela, i cili u largua nga Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI, kreu i një krahu tjetër të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se mbetet pjesë e AKI.
Në fakt, Taravari thotë se ai dhe ASH po vazhdojnë si AKI dhe gjithashtu thotë se pret “reforma të mira” në Kongresin e BDI-së që është planifikuar të mbahet dhjetorin e ardhshëm.
Njëkohësisht, ai hedh poshtë mundësinë që BDI të paraqes kandidatin e tyre për kryetar të Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura, të cilat do të mbahen në fillim të vitit 2026, pasi nuk u arrit censusi në raundin e parë të zgjedhjeve të kaluara lokale.
Ai thotë se ekziston një marrëveshje që kandidati i përbashkët i ASH-së dhe BDI-së do të jetë përsëri kryetari aktual në detyrë, Valbon Limani, i cili në fakt pasoi Taravarin në këtë pozicion, pasi ai u zgjodh Ministër i Shëndetësisë.
“Kemi një marrëveshje, kandidati i përbashkët për Gostivarin do të jetë Valbon Limani, që fitoi me 17.000 vota kundër 4.200 dhe i mungonin vetëm 21 vota për të arritur censusi. Kjo temë është zgjidhur prej kohësh”, thotë Taravari për “Fokus”.
Ai thekson se nëse fitorja në Gostivar ishte 4:1 në raundin e parë, edhe më e madhe ishte dallimi në favor të kandidatit të tij Isen Shabani në komunën e Vrapçishtit, ku do të mbahen zgjedhje të përsëritura për shkak të censusit, së bashku në 2 komuna të tjera Qendër Zhup dhe Mavrovë.











