Tuesday, November 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPaga minimale, Durmishi: Maqedonia është para Shqipërisë, Bullgarisë dhe Serbisë

Paga minimale, Durmishi: Maqedonia është para Shqipërisë, Bullgarisë dhe Serbisë

Paga minimale, Durmishi: Maqedonia është para Shqipërisë, Bullgarisë dhe Serbisë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot nga foltorja e Parlamentit tha se Maqedonia është para Shqipërisë, Bullhgarisë dhe Serbisë për sa i përket pagës minimale. Sipas tij, opozita bën propozime populiste sa i përket pagës minimale, pa bërë përllogaritjet në bazë të zhvillimit ekonomik, standardit jetësorë etj.

“Sipas eurostatit paga minimale në Europë nga vendi në vend ndryshon, ndërsa ne si vend jemi në mes. Dua t’ju informojë që paga minimale më e ulët se tek ne është në Shqipëri, Bullgari e Serbi. Dhe ju përmendet që po, Shqipëria ka thënë se do e rrisë pagën minimale, ndërkaq për momentin është pas neve, dhe ne jemi pas Kroacisë, Sllovenisë, për arsye se përllogaritet, apo paga minimale përllogaritet në bazë të zhvillimit ekonomik, në bazë të standardit jetësorë dhe nga ajo del se sa do të jetë paga minimale dhe jo shifra dhe propozime populiste. Prandaj propozimi për rritjen e pagës pa bazë ekonomike, pa mbështetje për kompanitë, pa mos e llogaritur produktivitetin, është një shembull parazgjedhor dhe një problem me të cilin, nëse e sjellim do të hasim kompanitë evogla dhe të mesme në probleme financiare me çka do të duhet që të lëshojnë punëtorë nga puna dhe do të kemi sërish rritje të inflacionit”, ka theksuar Durmishi.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments