Tuesday, November 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlbrim Hoxha i përgjigjet Nikollovskit: Ju ishit ministër i një qeverie që...

Albrim Hoxha i përgjigjet Nikollovskit: Ju ishit ministër i një qeverie që shquhej për skandale të përditshme

“BE-ja përshëndeti reagimin e shpejtë të institucioneve”/ Hoxha i përgjigjet Nikollovskit: Ju ishit ministër i një qeverie që shquhej për skandale të përditshme

Për vetëm 50 nga 453 marrëveshje IPARD të nënshkruara ka ndalesë të përkohshme, pasi duhet të konfirmohet nëse janë të lidhura me ndonjë vepër penale, siç flitet në media. Apelojmë deri te të gjitha institucionet t’i kryejnë kontrollet që rasti të zbardhet. Nuk do të hyjë në detaje të hetimeve të cilat po zhvillohen, do ua lëmë organeve ta thonë këtë, tha sot zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha nga foltorja e Kuvendit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar nga deputeti i LSDM-së dhe ish ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, Hoxha tha se BE-ja e ka përshëndetur reagimin e shpejtë të institucioneve shtetërore lidhur me rastin IPARD 3.

Nikollovski fillimisht kërkoi dorëheqjen e ministrit aktual të Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, por meqë Tripunovski nuk ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit, ai e pyeti zëvendësministrin pse Agjencisë pagesore i duheshin 18 muaj për të zbatuar një thirrje IPARD 3 me 107 aplikime, kur e njëjta thirrje, por nga IPARD 2 u zbatua vetëm në katër muaj.

“Ju ishit ministër në një qeveri që njihej për skandalet e përditshme, por këtë herë e mira është se ka një reagim nga institucionet. Ne jemi në kontakt të rregullt me ​​partnerët tanë të BE-së në lidhje me këtë rast dhe e mira është se ata mirëpresin reagimin e shpejtë të institucioneve. Për momentin Qeveria ka emëruar drejtore të re në Agjenci. Është Daniela Irotova, një profesioniste e dëshmuar që e njeh mirë institucionin ku shkon dhe Ministrinë e Bujqësisë, ish sekretare shtetërore, kryesuese e Komitetit për monitorim të IPARD 3”, ka thënë Hoxha.

Ai i tha Nikollovskit se menjëherë pas seancës do t’i japë përgjigje me shkrim për të gjitha pyetjet e bëra.

“Do të jap përgjigje me shkrim menjëherë pas seancës, vetëm për t’i kujtuar Nikollovskit se MBPEU ka iniciuar disa procedura në Prokurori për punën e tij gjatë kohës që ishte ministër”, theksoi Hoxha dhe numëroi se çfarë është punuar në 15 muajt e fundit, që kur erdhi në pushtet menaxhmenti i ri i MBPEU-së, përfshirë, siç tha ai, “pagesën e plotë të borxheve të subvencioneve, të lëna nga qeveria paraprake”.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Hoxha i është drejtuar Nikollovskit se derisa drejtonte ministrinë në pushtetin e kaluar ka anashkaluar Agjencinë për përkrahje financiare në bujqësi duke themeluar komisione tre anëtarësh jashtë çdo procedure ligjore, vetëm për të ndarë grante prej 10 mijë eurosh për subjektet që prodhojnë verë, apo siç njihen veraritë familjare.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments